Fevziu hap dosjen e ish-Sigurimit për presidentin Rugova: O bobo e hoqa se doli emri

0

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu, ka bërë publike pamjet teksa hap dosjen e sigurimit të shtetit për Ibrahim Rugovn. Ai tha pak ditë më parë se pranë Autoritetit të Dosjeve gjendej dosje për ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova. Nisur nga kërkesat e shumta, Fevziu ka publikuar një video nga leximi që u ka bërë materialeve, të cilat datojnë që nga viti 1970.

‘Meqe shume vete me kane pyetur. Kjo eshte dosja qe Sigurimi i Shtetit ka mbajtur per Ibrahim Rugoven qe ne vitin 1970. Gjendet e deklasifikuar ne Autoritetin e Dosjeve.’- shkruan Fevziu në Instagram.

Ai shprehet: Unë nuk e di se do na dalë ndonjë në Kosovë dhe do na marrë në qafë, këto janë emrat e personave që e kanë informuar.

Në fund ai thotë: O bo bo e hoqa se doli emri i bashkëpuntorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu