Champions League luan sonte ndeshje mjaft interesante. Juventus përballet me Benfican në Da Luz, në një sfidë mjaft të rëndësishme. Bardhezinjtë janë të detyruar të fitojnë, pasi vetëm kështu mund të qëndrojnë në garë për të vazhduar tutje.
Gjithashtu, Milan duhet të bëjë detyrën ndaj Dinamos së Zagrebit. Kuqezinjtë kanë lëshuar shumë terren ndaj Chelseat në takime direkte dhe sonte do tentohen vetëm 3 pikët.
Real Madridit do i mjaftonte vetëm një pikë ndaj Leipzig për të siguruar matematikisht vendin e parë.
PSG ka një ndeshje të lehtë në letër ndaj Maccabi Haifa, sakaq fokusi është edhe te Dortmund-Manchester City. Takimet nisin në orën 21.00.