Nga Entela Duka
Emërohet Drejtori i ri i Postës Shqiptare .
Ardit Demiri do të jetë drejtori i ri i përgjithshëm i Postës Shqiptare.
Pas disa muajsh nga shkarkimi nga detyra e Ervin Bushatit, vjen emërimi i ri nga Kryeministri ku i beson drejtimin e Postës Shqiptare, Drejtorit te Deges Rajonale te Elbasanit z. Ardit Demiri.
Një zgjedhje teknike këtë herë nga Kryeministri, ku ka besuar në një profil të ulët politik por njohës shumë i mirë i administratës, për të drejtuar mbarëvajtjen ndoshta të një prej reformave më të thella në menaxhimin e Postës Shqiptare.
Demiri prej gati 5 vitesh ka drejtuar Degen Rajonale te Elbasanit. Me heret Demiri ka mbajtur postin e drejtorit rajonal të Zyrës së Punës Elbasan, në vitet 2013 – 2017, ku spikati si një nga drejtoritë me të rezultatet më të larta duke i besuar më pas postin e Prefektit të Qarkut Elbasan.
Ai spikati për aftësi të mira manaxheriale, duke theksuar rezultate të larta në shtrirjen dhe ofrimin e shërbimeve, menaxhimin financiar duke ndërmarrë reforma të thella në administrim, theksuar që kjo drejtori më parë drejtohej nga LSI.
Ai ka patur një karrierë të gjatë si pjesë e forumeve të larta drejtuese në PS e Elbasanit. Në vitin e fundit ai u bë pjesë e një procesi publik në PS ku garoi publikisht per Kryetarin e PS Elbasan.