“Nuk do ketë kandidatë të PL përballë atyre të PD”, Meta: Përgjegjësia e primareve i mbetet Berishës, do përjashtohen ata që dëmtojnë kolegët

0

Ilir Meta: Absolutisht ju mendoni dy gjëra që në gjithë transparencën time janë të kristalta. Unë kam menduar gjithmonë primaret, ndërkohë kam theksuar seduhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz si ky aktuali, kur vetë vulën e PD-së e mban në xhep Edi Rama dhe e përdor kundër opozitarizmit.

Unë mendoj se e mban Sali Berisha përgjegjësinë, që do të thotë se shqiptarët presin fitoren. Ai mban përgjegjësinë për procesin e primareve që është një proces i vonuar dhe ia kam thënë disa herë për t’i marrë masat më para. Duhet të marrë masa që kjo të zgjidhet sa më parë sepse kemi të bëjmë me një regjim patronazhist. E kam thënë shumë qartë, me pyetje të nxitura nga Fuga mos më hajdeni më këtu. Kam thënë shumë qartë që nuk do ketë kandidatë të PL-së kundër kandidatëve të tjerë të opozitës, sepse kjo është një betejë vendimtare. Nëse nuk kandidon një prej PL-së e gjithë përgjegjësia, i mbetet Berishës. I kam thënë këtë Berishës që çdo kandidat që përpiqet të dëmtojnë kolegun e tij në garën e primareve të përjkashtohet menjëherë nga gara. Marrëveshja jonë e përfunduar u intereson gjithë qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu