Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi vodhi një automjet në në servis makinash. Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, në servisin e shtetasit A.Sh.,
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u kap dhe u ndalua shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 23.10.2022 ka vjedhur një automjet tip “Audi”, në servisin e shtetasit A. Sh.