UKRAINË- Më shumë se 70,000 njerëz janë larguar nga rajoni Kherson gjatë javës së kaluar, ka pohuar guvernatori i emëruar nga Rusia i rajonit, Vladimir Saldo.
Në një intervistë me kanalin televiziv Crimea-24, Saldo tha se banorët ishin larguar nga zona në mes të kundërofensive të Ukrainës.
“Është mjaft e vështirë të mblidhen statistika këtu, ato do të jenë të sakta vetëm aty ku mbahen të dhënat. Njerëzit kontaktojnë një qendër telefonike dhe shprehin dëshirën për të kaluar në bregun e majtë. Megjithatë, Kherson është një qytet mbi ujë dhe njerëzit këtu kanë varkat e tyre. Megjithatë, jam i sigurt se mbi 70,000 njerëz u zhvendosën javën e kaluar pasi ishte nisur një shërbim kalimi tragetesh.”-tha ai.
Kherson është një nga 4 rajonet ku para disa javësh u mbajt referendumi për shkëputjen nga Ukraina dhe aneksimin nga Rusia, ku të shumtë ishin ata që u shprehën që vota ju mor me dhunë.