SPANJË- Një konflikt banal mes djalit dhe babait të tij, ka përfunduar me tre persona të vrarë në një nga fshatrat e Spanjës.
Një 50- vjeçar, i cili vuante nga probleme psikologjike, qëlloi dhe vrau një fermer dhe një polic përpara se të qëllohej për vdekje nga policia, thanë autoritetet lokale.
Mediat spanjolle gjithashtu raportuan se të shtënat filluan pasi burri u grind me babain e tij 81-vjeçar, i cili gjithashtu u plagos nga i biri. Autori u kap në shtëpinë e tij në Argamasilla de Calatrava në rajonin jugor të Castilla La Mancha me një pushkë dhe filloi të qëllonte.
“Dy persona të tjerë u plagosën në të shtënat, një polic 49-vjeçar i Guardia Civil dhe një burrë tjetër, që besohet të jetë një oficer i policisë lokale,”- tha një zëdhënës i shërbimeve lokale të urgjencës. Të tre të plagosurit u dërguan në spital.