Berisha e cilësoi si ‘burokrat të korruptuar’, ambasadori britanik i përgjigjet: Deklarata për qëllime politike. Unë jam për të përfaqësuar qeverinë!

0

Ambasadori britanik Alastair King-Smith foli për reformën në drejtësi si edhe non-grata. Diplomati britanik nuk foli me emra të përveçëm, por shtoi se ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, ta dinë se nuk do t’u shpëtojnë veprimeve tona.

I pyetur për akuzat e kreut të PD, Sali Berisha i cili e etiketoi si burokrat të korruptuar, ambasadori tha: “Si ambasador britanik, unë jam këtu për të përfaqësuar qeverinë dhe popullin britanik. Do të sigurohem të bëj këtë”, tha ai në “Shënjestër”.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Fakti që keni marrë një vendim të tillë për zotin Berisha, do të thotë që qeveria juaj ka një vendim të tillë, apo dosje , apo prova. A do ti përcillen këto prova institucioneve të qeverisë shqiptare

Përgjigje: Përsëri, theksoj se nuk do të komentoj për raste individuale. Natyrisht, ne kemi një partneritet midis institucioneve të drejtësisë këtu dhe institucioneve të drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar. Aty ku ka kërkesë për ta bërë këtë, por nuk do të komentoj për raste individuale.

Pyetje: Berisha ju etiketoj si një burokrat të korruptuar, a keni një përgjigje?

Përgjigje: Nuk kam ndërmend të bëj komente konkrete veçse të them se në një kohë kur zgjedhjet lokale po afrohen, ne e dimë që politikanët ndonjëherë bëjnë akuza dhe përpiqen të bëjnë deklarata në mbështetje të qëllimeve të tyre politike. Ky nuk është roli i ne diplomatëve, dhe si ambasador britanik, unë jam këtu për të përfaqësuar qeverinë dhe popullin britanik. Do të sigurohem të bëj këtë. Do t’i shpjegoj sa më qartë politikat e qeverisë britanike. Por nuk më takon mua të shkëmbej akuza apo komente.

Pyetje: Akuza kaq të forta a mund të anashkalohen kaq lehtë?

Përgjigja: Siç thashë, roli im këtu është të përfaqësoj qeverinë dhe popullin britanik dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu