Pyetje: Sa e moralshme është aleanca juaj kur në 25 prill PD fajësonte LSI-në për humbjen dhe kur ju zoti Berisha i kujtonit Metës ngjalat?
Meta: Besoj se përmbajtja e marrëveshjes është ajo që u intereson qytetarëve të Shqipërisë, që do u japë fuqi atyre përmes referndumit dhe primareve. Një marrëveshje që i shërben Shipërisë për t’u rikthyer si shtet i së drejtës. Është shumë më transparente sesa marrëveshja e natës së 17 majit që ende vijon sot për të minuar opozitarizmin në Shqipëri.
Berisha: Se çfarë thoshte, deputeti Basha, i mori me vete ato që thoshte. Unë miqësisht do u sugjeroja që të mos i nxirrnit më nga arkivat sepse nuk shërbejnë. E vërteta është se sa herë ta komentosh këtë marrëveshje, do gjesh se kjo është marrëveshja e shkallmimittë regjimit autoritar të Edi Ramës dhe groposjes politike të një njeriu që shok për negativitete ka vetëm veten që ku është qeverisur Tirana nga shqiptarë e gjer më sot. Duhet ta shihni këtë si marrëveshjen e ndryshimeve që presin shqiptarët. Në politikë nuk ka interesa personale, por politike të përgjithshme. Ata që udhëhiqen nga interesa personale gabojnë, gjithnjë është interesi i përgjithshëm. Unë mendoj se interesi i përgjithshëm i kësaj marrëveshje është i jashtëzakonshëm.