Mediat britanike vënë në presion Rishi Sunak: “Ç’do bëni për shqiptarët?”

0

BRITANI E MADHE- “Çfarë do bëni për shqiptarët?,”-kjo është pyetja që po mundon britanikët. Sot ka pasur një tjetër valë “sulmi të koordinuar” ndaj qeverisë edhe pse Rishi Sunak ka vetëm 3 ditë që ka marrë detyrën, por kjo kohë është dukur e mjaftueshme aq sa laburistët u përpoqën të sillnin Sekretaren e Brendshme Suella Braverman në Commons për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth kushteve të azilantëve. Qëllimi është ky; të ndalohen harxhimet që përllogariten në 7 miliardë paund në ditë.

Po mendohen disa mënyrë për të ndaluar fluksin, ndërkohë që mediat vendase, duket nisur nga Dailymail, Telegraph, The Sun, etj kanë dalë me artikuj të ndryshëm. Kryefjala është një: Britania në alarm nga “dyndjet” masive të emigrantëve, kryesojnë shqiptarët.

Tani pronarëve të shtëpive po u ofrohen kontrata afatgjata për të pranuar emigrantë të paligjshëm në një përpjekje për të përballuar shifrat rekord. Atyre u kërkohet ndihmë pasi fatura e hotelit për ata që kalojnë Kanalin ilegalisht është rritur në 2.4 miliardë paund në vit. Kontraktori privat Serco po ofron marrëveshje deri në pesë vjet, me qira të garantuar plotësisht çdo muaj dhe kostot e mirëmbajtjes të mbuluara. Marrëveshja përfshin gjithashtu dhe taksat bashkiake dhe faturat e gazit.

Pavarësisht se janë paguar 54 milionë paund nga Britania vitin e kaluar për të frenuar valën, përqindja e emigrantëve që ndalohen nga zyrtarët francezë ka rënë nga 50 për qind në 42,5 për qind këtë vit.

Kostoja e mbajtjes së azilkërkuesve, përfshirë migrantët e Kanalit, në hotele është rritur në 5.6 milionë paund në ditë, plus 1.2 milionë paund shtesë në ditë të shpenzuara në hotele për afganët e sjellë këtu nën skemat zyrtare të zhvendosjes, u thanë deputetëve.

Vetë Sunak është zotuar të vazhdojë ofertën e qeverisë për të dërguar migrantët që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në Ruanda. Por skema prej 120 milionë paund ende nuk ka filluar, mes një sërë sfidash ligjore, pavarësisht se ajo u njoftua në prill. Sunak do të duhet të vendosë se si do të shtyjë përpara me skemën, duke përfshirë ndoshta rishikimin e marrëdhënieve të Britanisë me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Deri atëherë duket se vetëm dimri dhe stuhia në det do të ndalë valët e emigrantëve që do të kalojnë kanalin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu