“Treni i kësaj force politike ndalet vetëm në fitore”, kështu u shpreh kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha, sa i takon përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 2023.
Ai shpjegoi një bisedë, të cilën e ka bërë me Lulzim Bashën kur ka humbur zgjedhjet e përgjithshme në 2017.
“Treni i kësaj force politike ndalet vetëm në fitore. Ky është një regjim. Gabimi i Sali Berishës është në 2017. Unë i kam kërkuar atij [Lulzim Bashës] që ta japë dorëheqje, sepse i kam thënë se kjo është humbja më poshtëruese dhe më e thellë se e ’97. Unë nuk kisha ndërmend të garoja”, tha ai.