KUKËS- Një 82-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme. I moshuari ka vdekur për shkak të zjarrit që përfshiu godinën ku banonte në afërsi të liqenit të Kukësit. Forcat blu sqarojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40. I moshuari, dyshohet se ka lënë ndezur gjatë natës sobën me dru zjarri. Për pasojë, i moshuari i cili jetonte vetëm është djegur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.