I pyetur në lidhje me deklaratat e fundit të Aliebaj i cili është shprehur në media se me Berishën dhe sojin e tij nuk e lidh asgjë si dhe komunikimet mes palëve në PD për protestën e 12 nëntorit ky i fundit u shpreh:
“Çdo deputet dhe anëtar e simptaizant është i ftuar dhe në vlerësimin tim dhe i detyruar të marrë pjesë në protestën antiqeveritare antiregjim absulitar i datës 12 nëntor. Nënkuptoj detyrim moral.
Ju i shifni rrokullimën e madhë, në mënyrë të përsëritur kam folur për shtet monopartiak dhe shqipëria ka zbritur nën Vietnamin për sa i përket shtetit ligjor. Çka do të thotë që Vietnami do të ketë një shtet dhe gjyqësor më funksional se ai në Shqipëri pasi Vietnami është shtet monopartiak njësoj si ne, por Vietnami nuk pretendon që kontrollon gjithçka pasi e ka me ligj, por Rama ushtron një kontroll më të pamëshirmëm ndaj drejtësisë dhe ju e patë që në barometrin e fundit që shqiptarët hidhnin në kosh reformën sorosiane e cila shndërroi drejtësinë shqiptare në degë të ekzekutivit. Ky barometër faktoi para botës që ky SPAK është veçse Skap dhe vetëm gjatë këtyre 2 muajve për 60 për qind të shqiptarëve është institucion i pabesueshëm. Këto janë arsyet që Shqipëria vidhiset 4 vende nën Vietnamin komunist. Ky është një apel për të gjithë shqiptarët të ngrihen, të përmbysin në një regjim që bazohet në krimin drogën dhe mashtrimin.“