Partia Demokratike ka thirrur protestë kombëtare më 12 nëntor, për të rrëzuar nga qeveria kryeministrin Edi Rama. Data e protestës u bë e ditur nga kreu i PD Sali Berisha në një komunikim me mediat. Ndërkohë ditën e sotme është zbuluar edhe slogani i kësaj proteste.
“Shqipëria në rrezik, protesto, t’i dalim zot, bashkë”, është ky slogani i PD.
Rikujtojmë se ditën e djeshme PD dhe PL nënshkruan marrëveshjen për zgjedhjet e14 majit.