“Qytetarët do kufizojnë ndjeshëm blerjet e tyre për Krishtlindje”, rritje rekord e inflacionit në Itali, shifra më e lartë në 30 vite

0

Inflacioni në Itali ka shënuar një rekord të ri në muajin që po lëmë pas. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Italian të Statistikave Istat, në muajin tetor inflacioni shënoi 11.9%, ndërsa në bazë mujore rritja është 3.5%.

Kjo është përqindja më e lartë e tridhjetë e tetë viteve të fundit. Ushqimet, me bazë vjetore, shënuan rritje me 13,1% dhe mallrat energjitike me 73,2%.

Sipas Shoqatës Italiane të Konsumatorëve Codacons, për çdo familje italiane, rritjet do të arrijnë në total 3655 euro.

Vetëm për sektorin ushqimor, kostot shtesë, për çdo familje, llogariten në 752 euro. Sipas presidentit të Codacons Carlo Rienzi “përpikëria do t’i detyrojë italianët të kufizojnë ndjeshëm blerjet e tyre për Krishtlindje, me pasoja të mëdha negative për të gjithë sektorin tregtar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu