TUNIZI-Tunizia mund të përjashtohet nga Kupa e Botës muajin e ardhshëm nëse qeveria e vendit vazhdon të ndërhyjë në çështjet e futbollit. Sipas BBC, paralajmërimi vjen nga FIFA pas fjalëve të Kamel Deguiche. Ministri i Rinisë dhe Sporteve në Tunizi kishte përmendur mundësinë e shpërbërjes së zyrave së Federatës së Futbollit.
Rregullorja është e qartë. Federatat e lidhura me FIFA-n duhet të jenë të lira nga ndërhyrjet ligjore dhe politike. Dhe në këtë kontekst, federata ndërkombëtare i sheh veprimet e qeverisë si një përpjekje të qartë për ndërhyrje. Çdo mospërmbushje e këtyre detyrimeve mund të rezultojë në vendosjen e sanksioneve sipas ligjeve të FIFA-s, duke përfshirë pezullimin e Federatës në fjalë.
Për momentin është vetëm një paralajmërim, megjithatë, që i është afruar fillimit të një turneu që do të shohë Kombëtaren e Afrikës së Veriut të luajë ndaj Francës, Danimarkës dhe Australisë. Një problem i madh për një Federatë që tashmë po përballet me probleme të ndryshme.
Në Tunizi, shqetësimi është i destinuar të rritet edhe për shkak se muajt e fundit ministri i Sportit i ka kërkuar Federatës që të shtyjë kampionatin kombëtar dhe të rishikojë datat e fillimit.