Shpërthim me 10 të vdekur në Bagdad, shumica prej tyre futbollistë

0

Të paktën 10 persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën pas një shpërthimi në Bagdadin lindor, Irak, të shtunën, sipas burimeve të sigurisë dhe atyre mjekësore.

Ngjarja ndodhi pranë një fushe futbolli dhe një kafeneje kur shpërtheu lënda plasëse e vendosur në një automjet.

Kjo nga ana tjetër shkaktoi një tjetër shpërthim në një cisternë LPG aty pranë, thanë burimet e sigurisë

Shumica e viktimave janë futbollistë që ndodheshin në fushë.

Associated Press fillimisht kishte raportuar se shpërthimi mund të ketë qenë për shkak të një problemi teknik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu