TIRANË- Ankesa e kryeministri Edi Rama për “gjobat” që televizionet kanë për qëllim ti vendosin janë komentuar nga shumë personazhe të botës së mediat. Gazetari Bledian Koka gjithashtu ka bërë një koment të shkurtër lidhur me postimin e Ramës. Ai thekson se një ndër televizionet që Rama nuk e përmend, por e nënkupton është po i njëjti që kurrë nuk ngurron që të nxjerrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
“Me shume mundesi…e ka per nje nga ekranet kombetare qe e nxjerr Tiranen e Erion Veliajt lule dhe Shqiperine e Edi Rames sketerre! p.s…dyshimet e mia dmth,”-shkruan gazetari Koka.
Reagimi i Ramës erdhi pas një interviste të një ish-efektivi policie. Klodian Xhaferri tha për Top Channel se pagat e ulëta, mos marrja e dietave dhe shpërblimeve si dhe niveli i stresit janë ndër arsyet kryesore që punonjësit e policisë sapo përfundojnë stazhin 5-vjeçar pas përfundimit të akademisë japin dorëheqjen. Fillimisht dorëheqjet masive të efektivëve për shkak të kushteve të punës u denoncuan nga gazetari Artan Hoxha dhe u përforcuan nga kryedemokrati Sali Berisha. Vetë kryeministri Edi Rama, e ciloi një ‘gënjeshtër të ligë’ të kreut të opozitës. Sot, Rama reagoi sërish dhe pretendoi, pa përmendur emra, se televizionet po përpiqeshin që ta sulmonin.