Tedi Blushi: Qytetarët e braktisur nga qeveria! Ministria e Jashtme të kontaktojë me palën greke për të lehtësuar lëvizjen në Kapshticë!

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për trafikun e krijuar në pikën kufitare të Kapshticës ku prej orësh automjetet janë bllokuar.

Blushi i bën thirrje Ministrisë së Jashtme që të kontaktojë palën greke për të lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Sipas tij, kjo situatë kërkon zgjidhje të menjëhershme për të gjithë shqiptarët.

Postimi i Tedi Blushit:

Qytetarët e braktisur nga Qeveria prej orësh qëndrojnë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës!

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të vendosë sa më parë kontaktet me palën greke për të lehtësuar dhe garantuar lëvizjen e lirë!

Nevojitet një zgjidhje e menjëhershme për të gjithë shqiptarët që po torturohen në pritje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu