Berisha: Veliaj u gropos nga impianti i ujërave të zeza

0

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se nuk ka ndërtuar impantin e ujërave të zeza pavarësisht se ka qenë ai vetë që ka lënë pas 120 milionë dollar, para të marra si kredi e butë nga qeveria japoneze. I ftuar në ‘Now’, Berisha tha se vepra nuk është asgjëkundi. Ai u shpreh se impianti i ujërave të zeza e ka groposur Veliajn.

“Erion Veliaj ka vendosur standardin e mashtrimit, ryshfetit dhe të gjitha më të këqijat. Edhe me ujin, vuri sistemin e boteve. Bashkia organizonte botet e ujit vetëm duke vjedhur. Erion Veliaj përbën modelin më të keq të një qeveritari që ka ekzistuar ndonjëherë. Nuk them të lehtë, por të mundshëm plotësisht. Është një vepër tjetër e ujërave të zeza. Unë kam marrë kredinë e butë nga qeveria japoneze gjatë vizitës sime aty. 120 milionë dollarë vetëm për ujërat e zeza të Tiranës. Ku është vepra, pyesni Erion Veliajn. Impianti i ujërave të zeza të Tiranës, e groposi Erion Veliaj,”- tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu