Rritja e çmimeve, Veliaj: Lufta s’është në dorën tonë, ne nuk gjejmë justifikime, por zgjidhje

0

Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës ka nisur një tur takimesh në të gjitha njësitë administrative të kryeqytetit dhe ndalesa e tij e parë ka qenë Njësia 1, në një bashkëbisedim me pyetje-përgjigje me të rinjtë.

Veliaj vuri në dukje se lufta që po zhvillohet në Ukrainë ka shkaktuar rritjen e çmimeve kudo, por qeveria dhe bashkia po marrin vendimet e duhura për të lehtësuar qytetarët, sidomos studentët dhe njerëzit në nevojë.

“Lufta nuk është në dorën tone, por ne kemi në dorë të ulim koston e konvikteve për studentët apo t’i japim abonetë falas, siç kemi bërë tashmë. Ne kemi në dorë të ndihmojmë njëri-tjetrin. Nëse ne, edhe kur shpenzojmë për familjet tona, i blejmë produktet shqiptare, sidomos produktet bujqësore, të cilat nuk janë ndikuar nga çmimet e luftës, apo e bëjmë pazarin te dyqani i lagjes, është një mënyrë për të thënë që edhe këtë krizë do e kalojmë bashkë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se këtu dallon edhe kush është i majtë dhe kush është i djathtë.

“Kur tërmeti prishi shtëpitë e shumë familjeve, e djathta do të thoshte ky është treg i lirë, jemi në kapitalizëm, shko te kompania e sigurimeve dhe ajo ta ndërton shtëpinë. Por a thuhet kjo në një vend që, vërtet është në kapitalizëm, por kur 97% e shtëpive janë të pasiguruara sepse kështu është tradita? Prandaj, e majta ka një përgjigje tjetër. Thotë: Do jetë shteti ai që do të rregullojë shtëpitë. Ky është dallimi mes së majtës dhe së djathtës.

E djathta do të thoshte: më vjen keq, është rritur çmimi i energjisë për bizneset, janë rritur çmimet e ushqimeve për shumë produkte, sidomos ato që kanë lidhje dhe prodhohen në Rusi apo Ukrainë, është rritur edhe ç֛mimi i naftës dhe gazit, që nuk varet nga ne.

Kurse e majta thotë: Kjo ndërmarrje vërtet funksionon me rregullat e privatit, por aksioner është bashkia. Në vend të justifikimit, gjejmë një zgjidhje. Aty ku bashkia e ka në dorë, zgjidhja që bëmë ishte të subvencionojmë 50-75% të kostos së çdo konvikti. E djathta mendon se gjërat duhet t’i zgjidhë dora e fshehtë e tregut: pra, meqë kemi një rritje të naftës, do rritet edhe çmimi i abonesë së autobusit.

Por, e majta thotë: Do të japim Kartën e Studentit dhe abonenë do ta bëjmë falas”, sqaroi Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu