“Me udhëheqjen rotative që fillon me Shqipërinë, samiti i radhës mbahet në Tiranë. Jemi të lumtur që fuqizimi që këtij procesi ia dha kancelari Scholz do të vazhdojë në Ballkan, dhe kjo tregon vëmendjen e shtuar që kanë Berlini dhe Brukseli dhe gjithë BE-ja për vendet e Ballkanit Perëndimor. Na mbetet të bëjmë shumë reforma që tregu i përbashkët rajonal të pasohet me marrëveshje të tjera, të cilët ndërtojnë në katër liritë themelore: të njerëzve, të shërbimeve, mallrave dhe kapitalit,” – tha Kurti.
Ai edhe një herë doli kundër Ballkanit të Hapur, duke theksuar se Procesi i Berlinit është iniciativa e vetme për integrimin e Ballkanit në BE.
“Unë nuk besoj që ka dilema që na nevojiten çfarëdo alternativa të tjera përvec Procesit të Berlinit. Është mekanizmi i vetëm i vërtetë për anëtarsim në BE, të gjithë kemi nevojë për Ballkan Evropian dhe demokratik, që është i hapur për Brukselin, Parisin, Londrën e Uashingtonin, por jo i hapur për autokracitë e ndryshme lindore e verilindore. Procesi i Berlinit fuqishëm po e etablon rrugëtimin evropian të Ballkanit”, përfundoi Albin Kurti.
I pyetur për mungesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kurti tha se nuk i mungoi.
“Nuk është që na mungoi fort, dikujt ndoshta, por jo mua”, tha Kurti.