Ish-boksieri profesionist akuzohet se ka transportuar 20 tonë kokainë!

0

I akuzuar për transportin e më shumë se 20 tonëve kokainë është ish-boksieri profesionist Goran Gogiç, i cili u arrestua dhe tashmë ndodhet përballë drejtësisë në SHBA.

43-vjeçari u arrestua me akuzën se ka ndihmuar në transportin e kësaj sasie masive droge, një nga më të mëdhatë e kapur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 10 vjet burgim të përjetshëm.

Ai madje dyshohet se përdori kontejnerë transporti për të transportuar kokainën përmes Shteteve të Bashkuara kryesisht në Evropë. Droga vinte nga Kolumbia.

Mediat amerikane raportojnë se droga transportohej me anije mallrash tregtare. Gogiç dhe bashkëpunëtorët e tij punuan me anëtarët e ekuipazhit për të transportuar drogën me skafe të vogla. Ata u ngarkuan më pas në anije më të mëdha në pika të ndryshme dhe gjatë natës.

Pjesa më e madhe e drogës u kap në portin e Filadelfias, SHBA, në dy anije të mëdha – MSC Desiree dhe MSC Gayane. Pjesa tjetër e drogës u gjet në MSC Carlotta në portin e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit.

Autoritetet amerikane raportuan se sasia e kokainës e kapur në bordin e MSC Gayane ishte një nga më të mëdhatë në historinë e SHBA.

Gogiç, i cili është me origjinë nga Mali i Zi, u tërhoq nga boksi profesionist në vitin 2012.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu