Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përgëzuar punën e punonjësve të policisë për gjetjen dhe sekuestrimin e kokainës që u kap në portin e Durrësit.
Ai shprehet se kjo ishte prova e radhës e punës së shkëlqyer për të goditur grupet kriminale.
Postimi i ministrit:
Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale. Operacioni vijon.