E rëndë në Lushnje/ Pëson sulm në zemër teksa udhëtonte dhe përplaset me shtyllën, vdes në vend 48-vjeçari!

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, ku si pasojë e një aksidenti një person ka mbetur i vdekur.

Raportohet se shtetasi E. Ll., 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike.

NJOFTIMI I POLICISË LUSHNJE:

Lushnjë / Informacion paraprak – Rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, shtetasi E. Ll., 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike. 48-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu