Kokaina në Durrës/ Gjykata jep masën e sigurisë, lihen në burg tre të arrestuarit

0

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë për tre të arrestuarit në lidhje me kapjen e 33.5 kg kokainë në Portin e Durrësit të enjten. Kështu, tre të arrestuarit janë lënë në burg për 45 ditë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e këtij rasti.

Të arrestuarit gjatë operacionit “Again” janë Petrit Demishaj, Alban Naziraj, Artur Sevdaraj, të cilët akuzohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Falsifikim kompjuterik”.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim pronarin e kompanisë ‘BanaKing’, Trifon Murataj. Ngarkesa në të cilën u gjet lënda narkotike vinte nga Amerika Latine, ndërkohë nuk dihet ende se çfarë roli luanin të arrestuarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu