EMRI/ Gjendet i pajetë 46-vjeçari në banesën e tij, i shpëtoi një atentati para tre muajsh!

0

Admir Bejo, 46-vjeçari që i shpëtoi atentatit me armë zjarri tre muaj më parë është gjetur sot i vdekur në banesë nga familjarët e tij dhe shkak i vdekjes së tij dyshohet të ketë qenë mbidoza.

Ai dyshohet se ishte përdorues i rregullt i lëndëve narkotike, e për këtë arsye dyshohet se u merrte lekë borxh njerëzve që njihte. Por, nuk dihet nëse shkak i plagosjes ka qenë kjo arsye.

Sipas burimeve, plagosja nuk lidhet më të shkuarën e Bejos, i cili në 2007, ai së bashku me të vëllanë, Ilija Bejon kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezër.

Trupi i pajetë i 45-vjeçarit është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku autopsia mjeko-ligjore përcaktoi si shkak të vdekjes “trompozën në mushkri e zemër”.

‘Kuçovë/Informacion paraprak

Më datë 06.11.2022, në fshatin Perondi, Kuçovë, është gjetur nga familjarët në banesë i pajetë dhe pa shenja dhune shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.Grupi hetimor dhe mjeku-ligjor, po punojnë për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 45-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu