Diplomati Marin Meksi në Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste “IFBB Pro Diamond Cup”, aktivitet që u mbajt në Portugali.
Në Kampionatin Botëror të Bodybuilding&Fitness të zhvilluar në Santa Susanna të Spanjës në datat 2-7 Nentor 20222. Dr.Rafael Santonja, Presidenti i Federates Botërore të Bodybuilding&Fitness i akordoi z.Marin Meksi “Medaljen e Artë”, për rezultate të Shkëlqyera si Sportist dhe si Zyrtar për Punën e shkëlqyer të zhvillimit të sportit të Bodybuilding&Fitness në mbarë Botën.
Meksi zuri vendin e parë në kategorinë “Men’s Classic Bodybuilding up to 180”, duke e listuar kështu Shqipërinë në vendin e parë.
Pak javë më parë Meksi u shpall kampion absolut në eventin mbarëkombëtarë “Kupa e Shqipërisë” në Bodybuilding, ku shënoi një tjetër rezultat të shkëlqyer.