Sali Berisha ka njoftuar këtë të martë mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Mbledhja mbahet në orën 14:00 dhe ajo vjen pasi dy deputetë të PD, hoqën dorë nga mandati i tyre dje dhe sot.
Më 7 nëntor, ishte deputeti Alfred Rrushaj, i cili njoftoi dorëzimin e mandatit. Ndërsa këtë të martë, Grida Duma bëri me dije se do të linte mandatin dhe të largohej nga politika.
“Në orën 14.00 mblidhet në seli Grupi Parlamentar i PD. Fjala e Kryetarit Sali Berisha do të jetë live”, thuhet në njoftimin që ka shpërndarë për mediat selia blu.