Kryeministri i vendit në Paris, Forumi i Paqes:
Macron: Ky panel është mundësi e mirë që të shkëmbejmë mendime për mënyrën si ju e shihni luftën dhe si të ndërtojmë një universalizëm më të prekshëm dhe më pak eurocentrik.Do të doja të kishim një diskutim mjaft të lirë, i njoh personalisht anëtarët e panelit, kemi një orë e 45 minuta. E vazhdojmë me Shqipërinë, falenderoj Ramën që është këtu sot për të folur, ka një sërë krerësh qeverish të rajonit që na kanë bërë nderin të jenë këtu.
Rama: Zoti president jeni shumë kuriozë, që të vendosni një kufi kohor dhe të ftoni njerëz nga Amerika Latine dhe Ballkani, ju heq kapelen, prandaj dhe Putini kërkon t’ju përqafojë. Dua që të kaloj në një temë tjetër që ka të bëjë me këtë nen por është e rëndësishme që të reagojmë ndaj tragjedive të mëdha, lidhet me idenë e komunitetit politik europian, nuk është dicka terësisht e re, ide me rrënjë në Francë që prej shekullit 18, kur dikush mendonte për BE-në, përfshirë dhe Rusinë. Duhet punuar me Ballkanin Perëndimor, sepse në të kundërt Kina, Rusia, Turqia do të fusin duart në rajon, por pa to ne nuk do mund të mbijetonim gjatë pandemisë, vaksinat erdhën pikërisht nga këto vende. Kjo përforcoi idenë që Macron prezantoi dikur, që nuk na duhet të presim katastrofën për t’u bërë bashkë.