Vrau shokun e fëmijërisë, Sokol Sanxhaktari rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon prishjen e vendimit

0

TIRANË- Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, iu është drejtuar me rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi kërkon prishjen e vendimit të Apelit të Durrësit.

Sanxhaktari u dënua me 10 vite burg në muajin shtator për vrasjen e mikut të tij Florenc Lamçja. Për këte ngjarje me 8 vite si bashkëpuntor u dënua edhe Adriano Hajdari. Edhe ky i fundit ka bërë rekurs vendimit të Apelit në Durrës.

SI NDODHI VRASJA? E gjithandodhi në një lokal në qendër të Elbasanit, në lagjen “Luigj Gurakuqi. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 30 korrikut të vitit 2020. Sanxhaktari, Lamçe e Hajdari po festonin të tre në një lokal ku po konsumonin alkool e lëndë narkotike. Por, gjatë natës, gjakrat u ndezën mes të rinjve. Hajdari e Sanxhaktari e kanë goditur me karrige dhe e kanë rrahur në mënyrë makabre Lamçen. Më pas, ata e kanë dërguar Lamçen në spital, por përpjekja ka qenë e kotë, pasi Lamçe kishte ndërruar jetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu