Sherri me Verratin, Bare tregon çfarë ndodhi me lojtarin e PSG

0

Keidi Bare, mesfushori i Kombëtares shqiptare luajti një ndeshje të mirë ndaj Italisë. Futbollisti i Espanyol pati një moment nervozizmi me Verratin, mesfushori pas ndeshjes u shpreh.

VERRATI- Janë nerva loje, por i lëmë gjithçka aty. Futbolli nuk është balet dhe pavarësisht asaj që ndodh në fushë, në fund i dhamë dorën njëri-tjetrit, dhe gjithçka mbaroi aty.

RASTET- Po, na vjen keq, pasi ata i shfrytëzuan rastet e tyre, ndërsa ne i shpërdoruam. Në futboll fiton ai që shënon më shumë dhe sot këtë e bëri Italia. Duhet të analizojmë gabimet e sotme dhe të përmirësohemi në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu