Artan Hoxha: Paratë e krimit do futen tek Porti i Durrësit, të shqiptarëve që investojnë në Dubai, Rama e di

0

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se projekti i Portit të Durrësit do të sjellë në Shqipëri paratë e shqiptarë të inkriminuar që jetojnë në Dubai, që ai i ka konsideruar si ‘të paekstradueshmit’. I ftuar në “Neës24”, Hoxha tha se janë investuar të paktën 1 miliardë dollarë nga biznesmenë shqiptarë dhe nga krimi i organizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Këto para, tha Hoxha do të gjejnë vend tashmë në Durrës, në projektin e ri për Portin që është lënë në duart e Mohamed Alabbar, investitorit të ka kompaninë Emaar.

“Ne na është thënë që në Shqipëri do të vijë Emaari, Emaari është kompania që ka ndërtuar pjesën dërrmuese të Dubait. Në fakt në Shqipëri nuk ka ardhur Emaar, por Alabbar, i cili është një nga aksionerët e Emaar dhe ka dy kompani të tjera. Këto kompani janë të njërit nga aksionarët e Emaar. 40% ne e dimë që është Alabbar, 60% që është regjistruar në kompani offshore ne nuk e dimë, dhe unë dyshoj që kjo është pjesa që në Shqipëri do futen paratë e shqiptarëve që po investojnë në Emiratet e Bashkuara. Sapo jam kthyer nga Dubai, dhe atje kam konstatuar se janë investuar të paktën 1 miliardë dollarë nga biznesmenë shqiptarë, nga krimi i organizuar, por mund të jenë edhe më tepër se aq. Dhe jam i sigurt se edhe kryeministri e ka këtë dijeni, e di shumë mirë sesa investime po bëjnë shqiptarët në Dubai, sepse nuk të kërkohet nga i ke gjetur ato para. Parë në këtë këndvështrim jam kurioz të di si do të ecë kjo. Nëse në Kroaci reagohet dhe mund të bllokohet projekti, në Shqipëri e shoh shumë të vështirë që të ndalohet. Së pari qeveria duhet të bëjë transparencë se kush është pas, dhe më pas të dimë se çfarë duhet të bëjmë me portin e Durrësit,”- u shpreh Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu