Moti i keq / Policia Rrugore apel shoferëve: Moderoni shpejtësinë, ka prezencë uji dhe inerte në disa akse

0

Policia Rrugore i bën thirrje shoferëve të tregohen të kujdesshëm në drejtimin e mjetit për shkak se në disa akse rrugore ka prezencë uji dhe rënie inertesh si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu.

Policia e Shtetit bën me dije se ndodhet në terren për të asistuar në çdo problematikë në koordinim me autoritetet vendore.

“Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe t’u japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha”, bën me dije policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu