“Të vras tani, të ** …”/ Arsen Rusta rrëfen kërcënimet nga Ibsen Elezi: Të zhduki ty e ta thej kamerën

0

Gazetari Arsen Rusta ka treguar një ngjarje të regjistruar rreth 4 vite më parë se si ish-kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi, e ka kërcënuar teksa ka qenë duke raportuar pranë Gjykatës në Kukës, në kohën kur protestohej për traun në Rrugën e Kombit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rusta e ka rrëfyer me detaje përplasjeje me Elezin dhe sipas gazetarit, ky i fundit kishte shpërthyer në akuza dhe ofendime ndaj tij duke e quajtur këlyshë të Edi Ramës dhe Carlo Bollinos.

Rusta shton më tej se sot politikani demokrat, si për ironi të fatit duket se ka harruar kohën kur shante dhe kërcënonte gazetarin dhe bëhet pjesë në intervista në media ku ai punonte si gazetar.

Postimi i plotë:

Keqardhje!

Në shtator 2018 jam nisur nga Redaksia për të mbuluar protestat dhe ngjarjet me masat e sigurisë të protestuesve në Kukës. Atëher kur u thyhej Trau në rrugën e kombit.

Teska ndodhesha para gjykatës në Kukës pa asnjë provokim nga unë a kolegët e mi vjen një zotëri. Banorët e njihnin si kreu i PD-s unë se njihja.

Pa asnjë përshëndetje fillon:

Or ti legen, or ti të bëj …. të zhduki ty e ta thej kamerën (e merr me forcë ta thyej) i rrethuar nga 20 burra.

Unë e kameramani Fatjon Nurcellari mbesim të rrethuar.

Ju përgjigja. I nderuar, jam filani Arsen Rusta gazetar. Mos e dëmto kamerën, lëre kameramanin e meru me mua çtë kesh. Por burrat nuk shajnë mund të godasësh e vrasësh por stë kam borxhë.

Ti këlysh të ka sjellur Edi Rama e Carlo Bollino të dizinformosh për arsyen pse protestojnë kukësianët. Të vras tani të q….

Jo zotri po raportoj masat dhe gjithçka ndodh.

Falë një më të mençuri burrë korrespondent në Kukës. Situata qetësohet dhe ai i drejtohet Ibsen Elezi: mos e prek median si ka hije kukësianit. Aty ja mësova emrin. Fytyrën sja harroj!

Kaq na lanë të lirë. Ibseni pa kaluar disa javë nisi të ftohej në ReportTv sikur asgjë skish sndodhur. E denoncova këtë situatë tek ish drejtuesi redaksisë së lajmeve e administrata.

E shoh sërish sonte në Report. Tv që për mua ishte më shumë se një vend pune!

POR ja që mbrojtia e kolegut e kameras u harrua. Ibseni që më akuzonte mua si ushtar të pushtetit sot ftohet në kolltukun e studios!

Rasti i dytë është në foto personi me xhaket të zezë!

Afro 1 vit mos gaboj më parë në studio, një personazh pa lidhje me median nis e fyen deri në denigrim personal e familjar duke më cilësuar mua ushtar të Sali Berishës.

Kjo pas lutjeve të moderatorit për ti mbushur panelin pasi realisht diçka që më lejonte të isha aty me të tillë personazhe as bëhej fjalë!

Është ky që shihni në foto Arben Mece dikur ish ofiqar pushteti.

Për shumë javë e muaj ai se shkeli më derën e ReportTv. Jo se fyeu e ofendoi Arsenin por ishte psiqik e agresiv. E lemeriti të ftuarit e regjinë. Vendimin për të mos e ftuar se mora unë por me të drejtë televizioni.

Sot ai është në studio e kolltuk.

“Parimi im në çdo sulm e kërcënim ka qenë të mos bëhesha vet lajmi por të realizoja detyrën e ndjekies së lajmit pa u ndalur”.

Jam krenar që e kam bërë përtej këtyre palaçove që i imponohen publikut dhe në rrugë dhunojnë median.

E shkruaj pasi sot këta i shohin shqiptarët dhe çdo koleg i imi që e ka parë me sy e vesh çka ndodhur si në 2018 si në 2021.

Jeta është e bukur e kur njeh sjellien e kolegëve në distancë.

Krenar që kam qenë pjesë e ReportTv

Keqardhje për këtë transmetim????


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu