Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, ka paralajmëruar se Ukraina përballet me një “katastrofë humanitare” mes goditjeve të Rusisë në infrastrukturën e saj.
Duke folur nga Dnipro, ku vizitoi qendrat psikiatrike, ai theksoi gjithashtu çështjen e shëndetit mendor si prioritet dhe zbuloi se kishte dëgjuar histori të dhunës seksuale ose përdhunimeve nga ata në zonat e çliruara së fundmi.
“Spitalet nuk mund të funksionojnë pa energji, njësitë e maternitetit kanë nevojë për inkubatorë, depot e vaksinave kanë nevojë për frigoriferë, kirurgjia gjithashtu ka nevojë për energji elektrike dhe ajo që ne shohim është se rreth 50% e infrastrukturës civile të energjisë po shkatërrohet,” tha ai për BBC, duke shtuar se situata mund të përkeqësohen me temperaturat që pritet të bien deri në minus 20 gradë Celsius.