U cilësua ‘Lojtari i ndeshjes’ ndaj Kanadasë, De Bruyne i habitur: “Nuk e kuptoj pse e fitova këtë çmim, nuk kam luajtur mirë”!

0

KATAR – Çuditërisht, Kevin De Bruyne u votua si ‘Lojtari më i mirë’ (MVP) i ndeshjes Belgjikë-Kanada, pavarësisht një paraqitjeje që ishte larg standardeve që mesfushori sulmues ka mësuar te Manchester City.

I befasuar vetë kampioni, i cili me shumë përulësi pranoi: “Nuk mendoj se bëra një lojë të madhe. Nuk e di pse e fitova këtë çmim. Ndoshta falë emrit tim. Të gjithë nuk luajtëm mirë si ekip, sidomos në pjesën e parë. Nuk gjetëm zgjidhje për presingun e tyre, pastaj në pjesën e dytë arritëm të gjenim hapësira. Por në përgjithësi, mendoj se nuk luajtëm mirë sot (e mërkurë), përfshirë edhe mua, por gjetëm një mënyrë për të fituar, kështu është”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu