Kupa e Botës kthehet në makth për Neymar, në rrezik edhe Danilo

0

KATAR- Brazili humbet Neymar dhe Danilo të paktën deri në raundin e dytë të Botërorit pas ndeshjes së parë kundër Serbisë. Një goditje e dyfishtë për Tite, i cili duhet të heqë dorë nga dy lojtarët më të rëndësishëm në prag të ndeshjes kundër Zvicrës dhe Kamerunit.

Sipas rezultateve të testeve instrumentale, si ylli i PSG ashtu edhe mbrojtësi i Juventusit kanë një ndrydhje në kyçin e këmbës. Në lidhje me sulmuesin, mjeku i kombëtares foli për “dëmtim të ligamentit anësor” duke nxitur frikën se lojtari mund të humbasë Kupën e Botës. Të dy kanë nisur tashmë seancat e fizioterapisë për të përshpejtuar kohën e rikuperimit, por situata do të duhet të monitorohet dita-ditës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu