“Hapësira jonë, kultura dhe ekonomia nuk janë çifligje!”- Seanca e përbashkët, Albin Kurti bën thirrje: Të pranojmë kritikat dhe të punojmë së bashku

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri thirrje nga Kuvendi i Shqipërisë për rritje të bashkëpunimit me Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve në Tiranë, Kurti tha se qeveritë e dy vendeve nuk duhet të takohen vetëm në festa, por duhet të punojnë më shpesh bashkë dhe t’ia pranojnë kritikat njëri tjetrit.

“Hapësira jonë kultura dhe ekonomia nuk janë çifligje që i përkasin dikujt, por të gjithë duhet të vendosim ndonjë gur në këtë kala.

Na duhet të jemi më shpesh bashkë, e jo vetëm në kremte. Duhet të ndajmë ide me njëri-tjetrin dhe të pranojmë kritikat e njëri tjetrit, pra të punojmë me njëri tjetrin”, tha Kurti.

“Mërgimtarët janë mbështetja më e madhe për vendet tona por dhe burim kulture dhe demokracie. E di se aty nuk po shkoni për qejf por prej brengës. E di që nuk ua kemi rikthyer besimin në drejtësinë dhe demokracinë e vendeve tona, por ju garantoj se këtë betejë do ta fitojmë deri në fund. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu