Aksidenti tragjik, foto e 26-vjeçares që humbi jetën dhe e Tivarit që u plagos një vit më parë

0

TIRANË- Dosja.al ka siguruar foton e viktimës dhe të plagosurit nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Kjo është Silva Tom Gjergji, një prej viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku ndërroi jetë edhe një tjetër vajzë e paidentifikuar.

26 vjeçarja me origjinë nga Rubiku, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra pas përplasjes së fortë të makinës tip ‘Ford’ me barrierat e rrugës.

Ky është Arbër Tivari, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë. Ai nuk është emër i panjohur për policinë. Në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu