Një plagosje me thikë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në zonën e Kombinatit në Tiranë.
U mësua se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta ndërsa i plagosuri, një 35-vjeçar, ndodhet në spital duke marrë kujdes shëndetësor.
Ndërsa autori i plagosjes është arrestuar nga efektivët e Komisariatit nr.6 në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. G., 35 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.