Sulmi ndaj Presige Resort/ Analisti Sulo: Veprim i paligjshëm dhe banditeks i Ramës

0

Analisti Arion Sulo, ka komrntuar sulmin e paligjshëm ndaj ‘Prestige Resort’, të cilën e ka cilësuar si një veprim të papërgjegjshëm dhe banditesk, nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Si logjike qeverisjeje ishte e pritshme sepse një qeveri për të quajtur normale duhet të karakterizohet nga disa parime që janë në fuqi, si llogaridhënia, përgjegjshmëria. Ka ndërtime pa leje duhen shembur sipas procedurave në fuqi. Përse nuk jemi në një shtet ligjor? Është një akt i paprecedent, i befasishëm, banditeskt. Kam të drejtën e njoftimit në radhë të parë, jo në 07:00 të gjendem para faktit të kryer. Nuk ka pasur asnjë informacion. Ka dy fakte, ‘nuk ka njoftim zyrtar sipas procedurës dhe nuk është dhënë e drejta e ankimimit’. Këtu nuk po lejohet as pretendimi”, tha ai.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio Sulo tha se në vend stabilokracia ka fituar mbi demokracinë.

“Më këto veprime kërkohet të tregohet forcë, por janë veprime burracake. Ky sulm sigurisht që do të ketë jehonë dhe do të hyjë në raportet e lirisë së medias. Kjo qeveri përdor dy standard, kur i vlerëson raportet i publikon, kur e nxijnë, fillon kritikat’, tha më tej ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu