Mbytet anija me emigrantë në brigjet Italiane, zhduken katër persona, mes tyre dy fëmijë

0

Mediat italiane bëjnë me dije se një varkë e vogël, rreth 6 metra u mbyt mbrëmjen e djeshme në ujërat e Lampedusa.

Tridhjetë e dy migrantë, përfshirë 3 gra, u shpëtuan nga anija patrulluese CP327 e Rojës Bregdetare.
Megjithatë, janë katër të zhdukur, duke përfshirë dy fëmijë të moshës 6 muajsh dhe 6 vjeç, prindërit e të cilëve zbarkuan së bashku me 30 emigrantët e tjerë në Lampedusa. Dy të tjerët prej të cilëve nuk ka më asnjë lajm janë dy burra.

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu