FIFA do të nisë procedurat në lidhje me ngjarjet në ndeshjen Serbi-Zvicër, Xhaka nuk do të ketë procedim

0

FIFA ka njoftuar se të hënën pasdite do të nisë procedurat në lidhje me ngjarjet që u zhvilluan në ndeshjen Serbi-Zvicër, kundër Federatës Serbe të Futbollit.

Kjo vjen si rezultat i shkeljeve që ndodhën gjatë ndeshjes ku serbët patën reagime raciste ndaj Shqipërisë në stadiumin ku zhvillohej ndeshja për Kupën e Botës 2022 në Katar.

Serbët mund të jenë në shkelje të mundshme të neneve 12, 13 dhe 16 në kodin disiplinor të FIFA-s. Neni 12 ka të bëjë me sjelljen e keqe nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në lojëra.

Sipas informacioneve, nuk do të ketë asnjë procedim ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu