EMRI/ Ndërron jetë ish-deputeti në moshën 50-vjeçare, u dërgua në spital në gjendje të rëndë!

0

Ish-deputeti maqedonas, Sashko Kostov ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.

Mediet në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se Kostov është dërguar mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30 në spitalin e Përgjithshëm në Koçan në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kishte pësuar sulm në zemër gjatë një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore.

Kostov ka qenë deputet nga radhët e LSDM-së në përbërjen e mëparshme parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka magjistruar në shkencat juridike dhe pas përfundimit të mandatit të deputetit ka punuar si jurist. Kostov ishte baba i tre fëmijëve të mitur.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu