Meta dhe Berisha dalin nga selia blu, u bashkohen protestueve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

0

Ndërkohë që liderët e BE-së ndodhen në Tiranë duke e kthyer kryeqendrën e Shqipërisë në kryeqytetin e Europës për 24 orë, opozita ka filluar protestën e saj të parajmëruar disa metra larg kryeministrisë.

Siç duket edhe nga fotot, mbështetësit e opozitës janë mbledhur në zonën e Bulevardit Dëshmorët e Kombit, përballë ish-Hotel Dajtit.

Një pjesë e tyre janë duke thirrur “Rama ik!”, ndërsa protestës iu bashkua edhe Sali Berisha me Ilir Metën.

Gjatë samitit të sotëm të vendeve të BE-së me shtetet e Ballkanit pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje, ku njëra prej tyre lidhet me uljen e tarifave të Roamingut për qytetarët e këtij rajoni kur përdorin celularët në shtetet e BE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu