“Incidenti të hetohet plotësisht”, BE në krah të Berishës: Dënojmë me forcë sulmin fizik

0

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka dënuar dhunimin e liderit të opozitës Sali Berisha. Me një reagim të shkurtër, por të qartë, BE-ja thotë se çdo sulm mbi protestuesit paqësorë është i papranueshëm, ndaj u kërkojnë organeve ligjzbatuese të zbardhin motivet, që çuan në dhunimin e kryetarit të PD-së.

“Dënojmë me forcë sulmin fizik që ndodhi sot gjatë protestës në Tiranë dhe presim që incidenti të hetohet plotësisht. Çdo sulm ndaj demonstruesve paqësorë, që ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të grumbullimit, dhe lirisë së shprehjes është i papranueshëm”, thekson delegacioni i BE-së në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu