ITALI- Një krim në familje ka tronditur sot Italinë. Një 65- vjeçar i identifikuar me emrin Giuseppe Pitteri ka vrarë gruan e tij, Cinzia Luison duke e goditur me shishe në kokë. Ngjaja e rëndë ka ndodhur, konkretisht orët e para të mëngjesit të sotëm pak para orës 01:00, në San tino di Livenza në Venecia. Parukierja Luison 60- vjeç me një jetë të kaluar mes punës dhe familjes u vra mizorisht nga burri i saj. Por ajo që e bën më tronditëse këtë ngjarje është se dëshmitare ka qenë edhe një nga vajzat e tyre 20- vjeçe e cila e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe ka bërtitur për të kërkuar ndihmë nga fqinjët por gjithçka ishte e kotë, pasi krimi tashmë kishte ndodhur.
Siç raportojnë edhe mediat italiane të cilat u referohen hetimeve nga vendi i ngjarjes, ka qenë vetë autori ai i cili ka telefonuar pas vrasjes së bashkëshortes së tij. Giuseppe Pitteri është vënë në pranga dhe do të përballet me akuzën për veprën penale ‘vrasje e rëndë’, me dashje, akuzë e ngritur referuar nga hetimet e deritanishme të rrethanave të ngjarjes së rëndë. Dinamika e saktë dhe motivi janë ende duke u hetuar. Cinzia Luison ishte pronare e një salon parukerie në Blessaglia di Pramaggiore, Pitteri është një ish-punonjës i kompanisë së transportit Actv dhe nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penale. Ata kanë dy vajza 26 dhe 22 vjeç.
“Një familje si shumë të tjera, një jetë e rregullt”, thonë ata që i njohin.
Deri dje ai ishte thjesht një pensionist që i pëlqente të bënte shëtitje të gjata në të gjithë qytetin çdo ditë. Cinzia, nga ana tjetër, ende punonte dhe e kalonte pjesën më të madhe të kohës në dyqanin e saj. Pista paraprake e hetimit lidhur me ngjarjen e rëndë është, një mosmarrëveshje për arsye ekonomike