Sërish janë dëgjuar shpërthime në Mitrovicë. Jo zyrtarisht mësohet se një bombë ka shpërthyer në Lagjen e Boshnjakëve.
Kjo lagje është e banuar me banorë nga të gjitha komunitete, me shumicë shqiptare.
Njësitet e policisë së Kosovës, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu është bllokuar rruga për qarkullimin e qytetarëve.
Incidentet vijnë pas vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.