Zv.kryeministrja, njëherazi ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Mirela Kumbaro ndodhen sot për një viitë në Azerbajxhan.
Balluku njofton njofton se pas takimit me presidentin e azerbajxhanit është vendosur hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku.
Po ashtu është nënshkruar marrëveshja për projektin e gazifikimit të Shqipërisë, duke nisur menjëherë me Korçën.
Postimi i plotë i Ballukut:
Baku – gjatë vizitës zytare në takim me Presidentin Aliev , Ministrin e Jashtëm Mammadov dhe Ministrin e Energjisë Shahbazov.
– hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku
– Projekti i gazifikimit të Shqipërisë, duke nisur menjëherë me Korçën
– Pjesëmarrja aktive e SOCAR në projektin e integruar rajonal të Vlorës , ishin vetëm tre nga prioritetet strategjike që u vendosën për të avancuar sa më parë. Çështje të tjera ekonomike e diplomatike u panë me interes nga të dy delegacionet për t’u diskutuar më tej në nivel teknik. Marrëdhëniet mes 🇦🇱Shqipërisë dhe 🇦🇿Azerbajxhanit sot janë në nivelin më të lartë dhe premtues për bashkëpunimet e së ardhmes.🇦🇱🤝🇦🇿